Komentoni me nje video, Facebook eksperimenton në Ueb, Android dhe iOS

No Comments

facebook-app_11253

Një video mund të jetë përgjigja që ju keni ndaj një përmbajtjeje në Facebook. Kompania pas rrjetit social po teston këtë funksionalitet në disa shtete duke u dhënë mundësinë përdoruesve të përgjigjen me një video çdo përmbajtjeje të publikuar në Facebook.

Këtë e konfirmoi edhe një zëdhënës i rrjetit social duke u shprehur se kjo është një përpjekje për tu dhënë përdoruesve më shumë opsione “të shpërndarjes së përmbajtjeve zbavitëse dhe shprehëse.”

koment

Krahas ueb aplikacionit Facebook, komentimi përmes një videoje po testohet edhe në platformat mobile të Android dhe iOS. Për ata të cilët ky funksion është i disponueshëm, mjafton të klikoni mbi butonin e kamerës nga ku do tu ofrohen dy opsione për ngarkimin e fotove ose videoklipeve. Këto video nuk do të luhen automatikisht siç ndodh me videot në funizuesin e lajmeve.

Rrjeti social ka shprehur një angazhim të lartë muajt e fundit ndaj videoeve. Më shumë se 100 milion orë ngarkohen çdo ditë në Facebook. Nuk janë të rralla rastet kur postimi i një videoje ngjall më shumë interes tek përdoruesit sesa vetë komentimet. Facebook nuk bëri të ditur se në cilat shtete po testohet ky funksionalitet.

Ne jemi nje studio e cila siguron sherbim te plote mbi cdo krijim dixhital. Zgjidhjet tona dhe eksperienca jone ndihmon te arrijme rezultate te larta ne disa fusha kryesore: ndertim faqe eCommerce (shitje online), ndertim faqe per biznese, ndertim aplikacionesh online te personalizuara, marketing ne mediat sociale dhe SEO, dizenjim dhe pritim logo, kartevizita, borshura etj...

Rreth nesh dhe ketij Blog-u

[easy-share counters=1 counter_pos="inside" native="no" hide_total="yes" fullwidth="yes" fullwidth_fix="100"]

Sign up for our newsletter!

More from our blog

See all posts